cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi prezanton Alijevin dhe Peposhin

  • August 14, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 63 Views

Kukësit vazhdon të jetë mjaft aktive në merkaton e verës dhe ka bërë goditjet e duhura. Kampionët e Shqipërisë kanë prezantuar ditën e sotme dy afrimet më të reja me ekipin e tyre, sulmuesin Rauf Alijev dhe mesfushorin Ardit Peposhi.

\"\"

ALIJEV: Kukësi, zgjedhja e duhur!

Sulmuesi azer Rauf Alijev më në fund është prezantuar me skuadrën e Kukësit. Me ndihmën e përkthyesit turk, ai ka folur edhe për mediet në këtë prezantim të tij të parë si lojtari më i ri I Kukësit. \”Unë vetë kam luajtur në Azerbajxhan, gjatë gjithë karrierës time. Kjo do të jetë aventura ime e parë jashtë Azerbajxhanit. Duke njohur ecurinë e Kukësit në kampionatin shqiptar, apo edhe në Kupat e Europës dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur\”..

Diferencat – \”Nuk i kam njohje të reja ekipet shqiptare, pasi më herët kur kam qenë pjesë e Inter Baku kam sfiduar Laçin në Europa League. Kam luajtur edhe me kombëtaren e Azerbajxhanit kundër ekipeve të Shqipërisë, jo me ekipin e parë, por me Shpresat kam luajtur dy ndeshje kundër përfaqësueseve tuaj. Nëse bëjmë një krahasim mes kombëtareve, mendoj se Shqipëria është më lart se Azerbajxhani, pasi ka marrë pjesë edhe në kampionatin e fundit europian. Ndërsa për sa i përket klubeve, skuadrat e kampionatit azer janë më të forta\”.

Agolli dhe golat –  \”Përpara se të merrja vendimin për të ardhur në Shqipëri dhe përkatësisht me ekipin e Kukësit kam folur me Ansi Agollin. . Ai më ka folur pozitivisht dhe aps konsultës më të vendosa të vij në Shqipëri. Dëshira ime është ta përdor ekipin e Kukësit edhe si një trampolinë për të kaluar në ekipe më të forta në Europë. Unë jam sulmues dhe detyra ime është të shënoj sa shumë gola. Shpresoj të ndihmoj edhe Kukësin me golat e mi\”.

\"\"

Peposhi: I lumtur që do të luajë me Kukësin tim! 

Mesfushori Ardit Peposhi është shumë i lumtur që ka zgjedhur ekipin e Kukësit për të vazhduar karrierën. \”Së pari jam shumë i lumtur që jam te ekipi kampion te ekipi i vendlindjes time, Kukësi ka objektiva madhorë, përderisa kam pranuar të jem pjesë e Kukësit kam pranuar sfidën, kam respekt për të gjithë lojtarët që luajnë në repartin tim, por nuk i trembem konkurrencës\”.

Objektivat – \”Jam kuksian dhe kam detyrime ndaj kësaj fanelle, edhe për shkak të besimit që më ka dhënë presidentit, por edhe tifozët që më kanë kërkuar vazhdimisht të luaj me Kukësin. Unë u premtoj të gjithëvë se sa herë do të jem në fushë do të jap maksimumin. Mendoj se është një marrëdhënie simbiotike, pasi edhe unë do t’i jap Kukësit dhe anasjelltas\”, – përfundon Peposhi.

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.