cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Enea Koliçi, pjesë e Kukësit edhe për sezonin e ardhshëm

  • August 11, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 166 Views

Portieri Enea Koliçi do të jetë pjesë e Kukësit edhe për sezonin e ardhshëm. \”Gardiani\” i portës kuksiane do të vihet nën urdhrat e Mlladen Milinkoviç. 31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e Kukësit dhe ka hedhur firmën në kontratën e re me verilindorët.

Koliçi shprehet mjaft i kënaqur që do të zgjasë aventurën me kampionët e Shqipërisë. \”Jam shumë i kënaqur që rinovova me Kukësin. Më vjen mirë që gjeta gjuhën e përbashkët me klubin dhe presidentin Safet Gjici. Do të bëj maksimumin për klubin dhe do të punoj fort për plotësimin e objektivave të tjera. Dua që të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm për këtë sezon.

Nuk kam biseduar ende me trajnerin Mladen Milinkoviç, por me Luftëtarin ka bërë mjaft mirë dhe jam i sigurt se edhe me ekipin e Kukësit do të bëjë  po aq mirë. I kam ndjekur zhvillimet në skuadër dhe mendoj se janë bërë disa afrime mjaft të mira\”, – shprehet Koliçi për sajtin e klubit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.