Portieri i Kukësit Enea Koliçi nuk ka asnjë mosmarrëveshje me klubin e Kukësit. \”Gardiani\” i portës kuksiane pritet t\’i bashkohet shpejt grupit, pasi ka marrë leje nga presidenti për të qëndruar më shumë ditë pranë familjarëve të tij. Presidenti Safet Gjici ka mirëkuptuar kërkesën e portierit për të pasur disa ditë më shumë pushime se pjesa tjetër e grupit. Lajmet që qarkullojnë në medie janë të pavërteta, pasi Koliçi nuk ka asnjë mosmarrëveshje me klubin.