Skuadra e Kukësit nuk ka ndalur përgatitjet as ditën e diel. Trajneri Mlladen Milinkoviç nuk pushoi skuadrën as ditën e djeshme duke zhvilluar një seancë stërvitore. Ekipi u vendos nën urdhrat e trajnerit Milinkoviç dhe stafit të tij në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë. Seancë u zhvillua në orën 18:30.
Numri një i pankinës zhvilloi një seancë të karakterit fiziko-teknik. Skuadra e mori të plotë përgatitjen fizike dhe gjendja e lojtarëve është e mirë. Stafi teknik me seancën e djeshme stërvitore i dha fund edhe përgatitjeve për ndeshjen miqësore ndaj Lirisë së Prizrenit, takim që do të luhet sot në orën 17:30, në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë.
Ky do të jetë testi i parë miqësor për kampionët e Shqipërisë në fillimin e përgatitjeve për edicionin e ri futbollistik.