cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi barazon me Lirinë e Prizrenit

  • August 7, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 119 Views

Kukësi 3-3 Liria Prizrenit
Shënues: Korenica 11’,16’ 90’/ Nasar 25’ Guri 41’ 44’

Kukësi: Koçi, Hallaçi, Memini, Hoxha, Rrumbullaku, Nasar, Koldashi, Musolli, Kale, Shtubina, Guri.  U aktivizuan: Abibi, Imami, Joti, Idrizi, Memoçi, Gashi, Duraku, Dikson, Samuel, Krasniqi, Çollaku.
Liria: Kaloshi, Avdyli, KOcev, Sefa, Vrapi, Basriu, Mustafa, Kote, Zeka, Korenica, Memaj. U aktivizuan: Roxha, Gjeraj, Islamaj, R.Gashi, Magani, Dima, Gavazaj, F. Gashi. Trajner: Blendi Shkëmbi.

Skuadra e Kukësit ka barazuar në ndeshjen miqësore ndaj ekipit ndaj Lirisë së Prizrenit. Kampionët e Shqipërisë kanë zhvilluar ndeshjen e parë miqësore nën urdhrat e trajnerit Mlladen Milinkovic. Ndeshja nisi prej orës 17:30 në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë. Ishin miqtë nga Kosova që zhbllokuan shpejt shifrat në minutën e 11-të kur Korenica mposht portierin Koci dhe 5 minuta me vonë Korenica dyfishon shifrat dhe vulos dygolëshin e tij nga pika e 11 metrave. Vendasit zgjohen dhe ne minutën e 25-të ngushtojnë diferencën me Naser nga penalltia. Më pas në skenë del sulmuesi Guri që barazon shifrat mjaft bukur me kokë pas një pasimi të Musollit dhe 3 minuta më vonë shkodrani bën një veprim të bukur brenda zonës dhe mposht për të dytën herë portierin Kaloshi dhe kalon Kukësin në avantazh. Me rezultatin 3-2 mbyllet pjesa e parë. Në të dytën, trajneri Milinkovic ndërroi të gjithë ekipin. Ritmi i ndeshjes ra, ndërsa në fund ishin miqtë që barazuan rezultatin për të mbyllur ndeshjen në 3 me 3.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.