F.K. Kukësi do të zhvillojë miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Kundërshtari i kampionëve të Shqipërisë është ekipi i LIRIA FC. Takimi do të zhvillohet nesër, në orën 17:30, në kompleksin \”Dinamo\”.
Marrdhëniet e mira me ekipin mik nga Prizreni kanë bërë që të caktohet edhe kjo ndeshje miqësore. Ekipi mik i LIRIA FC na kthen vizitën pas ndeshjes së parë miqësore të zhvilluar në Prizren, të përfunduar me rezultatin 2-2.
#ForcaKukësi