cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Reagim i Kukësit në lidhje me mungesat e Koliçit, Lenës dhe Eminit

  • August 2, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 44 Views
Klubi i Kukësi ka nisur punën për sezonin e ri 2017-18 nën drejtimin e trajnerit Mlladen Milinkoviç. Të gjithë lojtarët që janë nën kontratë me ekipin kampion të Shqipërisë janë lajmëruar për të marrë pjesë për nisjen e përgatitjeve, më date 1 gusht 2017, në kompleksin sportive “Internacional”, në Pezë. Në kuadër të fillimit të stërvitjes nuk janë paraqitur në seancën e djeshme stërvitore portieri Enea Koliçi, mesfushori Nijas Lena dhe sulmuesi Izair Emini. Klubi i Kukësit e sheh me shqetësim sjelljen e tyre dhe nuk është aspak i kënaqur. Klubi do të marrë masa për 3 lojtarët e sipërpërmendur edhe për faktin se kjo nuk është një sjellje korrekte për profesionalizmin e treguar nga këto lojtarë.
Të 3 lojtarët e sipërmendur janë në kontratë me ekipin e Kukësit dhe sjellja e tyre është në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e nënshkruar mes palëve. Kujtojmë se si Koliçi, si Lena, po ashtu edhe Emini kanë arritur maksimumin me skuadrën e Kukësit, pasi kanë fituar edhe trofe duke u rritur profesionalisht dhe duke rritur vlerat e tyre në treg. Kukësi do të marrë të gjitha masat për këto lojtarë, pasi janë nën kontratë me kampionët e Shqipërisë dhe nuk mund të largohen apo të nënshkruajnë me klube të tjera.
Lojtarët që kanë qenë jashtë kontratës u është dhënë leja e kalimit. Rasti i Pero Pejiçit dhe Zhean Kariokës, ndërsa me Ylli Shametin, që ka qenë pa kontratë, është diskutuar dhe është rënë dakord për vazhdimin edhe për sezon.
Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.