cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Mbyllet dita e dytë e përgatitjeve, ekipi zhvillon dy seanca stërvitore

  • August 2, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 119 Views

Skuadra e Kukësit ka mbyllur ditën e dytë të përgatitjeve. Stafi teknik me në krye trajnerin Mlladen Milinkovic ka zhvilluar një seancë paradite dhe një seancë pasdite. Skuadra e Kukësit i zhvilloi të dy seancat në kompleksin sportiv \”Internacional\”, në Pezë.

Paradite, ekipi ka zhvilluar një test fizik me lojtarët. Të gjithë futbollistët u janë nënshtruar programeve të stafit të Kukësit. Forma e tyre është vëzhguar nga numri një i stolit. Ai mbeti mjaft i kënaqur nga lojtarët e tij.

Pasdite, në orën 17:30, në kompleksin sporitv \”Internacional\”, në Pezë, ekipi ka zhvilluar stërvitje me topin. Për 90-minuta në fushën e kompleksit \”Internacional\”, lojtarët morën ngarkesën e plotë. Seanca ka qenë me një karakter fiziko-teknik.

\"\" \"\" \"\" \"\" \"\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.