cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Nis \”epoka\” Milinkoviç / F.K. Kukësi zhvillon seancën e parë stërvitore për sezonin 2017-18

  • August 1, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 111 Views

Skuadra e Kukësit nisi përgatitjet për sezonin e ri. Ekipi kampion i Shqipërisë filloi përgatitjet nga fusha e kompleksit sportiv \”Internacional\”, në Pezë. Seanca nisi në orën 17:30. Trajneri i ri i ekipit Mlladen Milinkoviç pati në dispozicion lojtarët dhe bëri edhe prezantimin e parë me ta.

Kreu i pankinës prezantoi veten dhe stafin e tij që do të ketë në dorë frenat e ekipit. Në prezantimin e parë të stafit të ri me lojtarët ishin të pranishëm edhe drejtuesit më të lartë të klubit. Pas njohjes së parë, nisi edhe seanca stërvitore. Kukësi në këtë mënyrë nisi edhe zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Java e parë e përgatitjeve do të jetë mjaft e ngjeshur dhe skuadra do të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në ditë.

\"\" \"\" \"\"

\"\"

\"\"

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.