cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Konferenca për shtyp / Prezantohet trajneri Mlladen Milinkoviç dhe mesfushori Shtubina

  • July 29, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 42 Views

Skuadra e Kukësit ka prezantuar trajnerin Mlladen Milinkoviç dhe mesfushorin Ndriçim Shtubina ditën e sotme. I pranishëm në prezantimin e trajnerit dhe mesfushorit ka qenë edhe presidenti Safet Gjici. Numri një i klubit gjithashtu ka qenë i pranishëm dhe i është përgjigjur pyetjeve të medieve. \"\"

 

Gjici: Milinkoviç vjen për 3 trofetë!

Gjoka – \”Trajnerin Gjoka e falënderojmë për sezonin e shkuar, ashtu si edhe stafin. Titullin nuk e ka marrë i vetëm, e ka marrë me lojtarët me klubin. Një klub të bën të madh, por një trajner i madh pa të tjerët nuk bën dot gjë. Kam pasur një marrëveshje për një vit dhe një marrëveshje për të kaluar turin e parë. Bëri maksimumin dhe nuk ia doli. Gjoka është një djalë punëtor, ka punuar mirë, e falënderojmë për atë çfarë ka bërë.  Falënderoj të gjithë stafin e sezonit të kaluar, pasi janë lodhur të gjithë dhe kanë punuar”.

\"\"
Milinkoviç – “Falënderoj Milenkoviç që mori përsipër drejtimin e Kukësit. Të gjithë e njihni për punën që ka bërë. Sot ka nënshkruar me Kukësin me qëllimin e vetëm për të fituar titullin. Besoj fort për projektin e trajnerit për ekipin. Objektivi është titulli, ekipin e ka në dispozicion, ne jemi të gatshëm për t’i plotësuar çdo kërkesë. Trajneri, ne, nuk jemi shumë simpatikë, por ne tregojmë vepra. Mes 5-6 projekteve zgjodhëm Milinkoviç dhe kam besim e bindje se së bashku do e marrim sërish titullin kampion. Gjithçka nis me Superkupën dhe më pas duam titullin dhe Kupën. Milinkoviç më ka bindur dhe ka marrë përsipër Superkupë, kampionat dhe Kupë. Do e mbështesim atë dhe për herë të parë marrin një trajner me tre ndihmës. Më pas do të flasim për Europën”.
Trajneri i huaj – “Nuk dua t’i dalloj trajnerët shqiptarë me të huaj. Menduam të marrim një të huaj që është provuar në Shqipëri. Ka futur një frymë në vend me lojën e bukur që bënte Luftëtari. Nëse trajneri nuk ka mbështetje nga klubi, atëherë s’ka sukses. Milinkoviç e njeh kampionatin dhe tani duam të ruajmë titullin\”.

\"\"

Milinkoviç: Kam një projekt të qartë për Kukësin

Projekti – \”Kam ardhur këtu me një projekt të qartë, pasi dua që ekipi i Kukësit të zhvillojë një lojë më të bukur dhe për t\’i dhënë më shumë mundësi lojtarëve të rinj. Të aktivizojmë disa nga futbollistët e rinj duke menduar pastaj për t\’i shitur dhe klubi për të fituar\”.
Trajnerët parardhës – \”Mendoj se ata kanë bërë mirë te Kukësi, si Gjoka ashtu edhe Duro. Nëse sezonin e shkuar ata kanë fituar nga një trofe, unë do të mundohem të fitoj 3, nëse jo 3, të paktën 2\”.
Kontrata me Luftëtarin – \”Në gazeta është shkruajtur për kontratën time, por unë kisha kontratë për 1 vit me mundësi rinovimi edhe për dy vite të tjera, por që nuk pranova\”.
Zëvendësuesi i Pejicit – \”Kemi disukutuar, por nuk dua të jap emra\”.
Ecuria e ndeshjeve pa humbje – \”Nuk më interesojnë shumë ndeshjet pa humbje. Sigurisht janë statistika historike, por më intereson më shumë fitimi i kampionatit\”.

\"\"

Shtubina: I lumtur që firmosa për Kukësin

Mesfushori Ndriçim Shtubina foli sot për herë të parë si lojtari më i ri i Kukësit. Ai shfaqet mjaft i lumtur për marrëveshjen e nënshkruar me ekipin verilindor. “Falënderoj drejtuesit e Kukësit për besimin. Jam i kënaqur që kemi gjetur marrëveshjen me Kukësin. Nuk ka nevojë të flas për arsyet që më larguan nga Vllaznia. Konkurrenca nuk më tremb, edhe nëse vijnë mesfushorë të tjerë në krahun e djathtë. Rivalët për titull? Jam i përqendruar te Kukësi, nuk shoh klubet e tjera”.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.