Klubi i Kukësit ka ndërprerë kontratën me mbrojtësin spanjoll Albert Serran. Pas një aventure të shkurtër në Champions League me kampionët e Shqipërisë, 33-vjeçari dhe klubi kanë rënë dakord që të ndërpresin kontratën me mirëkuptim të plotë. Serran luajti në dy ndeshjet ndaj Sheriff Tiraspolit.
Klubi e Kukësit e falenderon për kontributin e tij dhe i uron suksese në vazhdim, në karrierën e tij profesionale dhe jetën familjare.