Skuadra e Kukësit nuk ka ndalur punën pas eksperiencës në Champions League. Kampionët e Shqipërisë kanë nisur menjëherë përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit kanë filluar punën me projektimin e ekipit që do të përballojë sezonin e ardhshëm. Verilindorët u kanë bërë të qartë lojtarëve aktual të ekipit synimet e edicionit futbollistik 2017-18.
Synimet dhe objektivat për sezonin e ri janë të qarta: mbrojtja e titullit kampion dhe fitimi i Kupës së Republikës. Kukësi do të nisë sezonin e ri me finalen e Superkupës kundër Tiranës, më 6 shtator. Kampionët janë edhe fituesit në fuqi të Superkupës dhe do të synojnë të përsërisin suksesin e sezonit të kaluar.
Kukësit mbetet edhe në merkato për afrimin e lojtarëve cilësorë që mund të bëjnë diferencën.