cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi vijon me përgatitjet, dy lojtarë nisin provën

  • July 17, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 120 Views

Skuadra e Kukësit ka vijuar me përgatitjet në kompleksin \”Skënder Halili\”. Ekipi ka zhvilluar stërvitje siç ishte parashikuar në program në orën 18:30. Trajneri Ernest Gjoka ka pasur nën urdhra lojtarët e tij. Futbollistët e kanë marrë të plotë programin e aplikuar nga numri një i stolit. Programi ka qenë i një karakteri fiziko-teknik. Gjoka po sheh gjendjen e lojtarëve dhe po kristalizon edhe mendimet e tij për formacionin që do të hedhë në fushë ditën e mërkurë.

\"\" \"\"

Gilmore dhe Eçe – Me ekipin e Kukësit kanë dalë sot në stërvitje dhe dy lojtarë të rinj. Fjala është për  Samuel Arovolo Gilmore dhe Idakvo Eçe. Ata janë të dy nga Nigeria dhe do të jenë në një provë disa ditore me ekipin e Kukësit. Stafi teknik do të vendosë edhe për të ardhmen e tyre me ekipin kampion të Shqipërisë. Gilmore është 20-vjeç dhe karriera e tij ka nisur te Lagosi në Nigeri për të kaluar te FC Magic, më pas në Izrael me  Hapoel Akre dhe më pas me Hapoel Petah Tikva. Pozicioni i tij është si mesfushor. Eçe është 22-vjeç dhe mbulon pozicionin e mesfushorit. Nigeriani ka luajtur vetëm në kampionatin e vendit të tij me ekipin e Lobi Stars.

\"\"

 

Grumbullimi – Pas seancës së sotme stërvitore, ekipi i Kukësit është grumbulluar për ndeshjen e së mërkurës. Skuadra do të jetë sot e akomoduar në një nga hotelet në kryeqytet, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Elbasanit për t\’i dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen. Kukësi do të luajë ndeshjen e dytëme Sheriff Tiraspolin, ditën e mërkurë, në orën 19:30, në stadiumin \”Elbasan Arena\”. Besimi për kalimin e turit është i madh.

\"\" \"\" \"\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.