Ekipi i Kukësit ka vijuar përgatitjet për ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit. Trajneri Ernest Gjoka ka zhvendosur skuadrën në kompleksin \”Skënder Halili\”. Ka qenë numri një i stolit që i ka kërkuar klubit të përgatiste skuadrën në një fushë me bar natyral dhe kjo kërkesë e tij është plotësuar.
Ai ka rreshtuar skuadrën në orën 18:30 në fushën e këtij kompleksi dhe ka aplikuar një program fiziko-teknik. Lojtarët janë stërvitur për 90-minuta nën urdhrat e tij. Klima vazhdon të jetë mjaft pozitive dhe ekipi beson se do të marrë maksimumin nga ndeshja e kthimit, në program ditën e mërkurë, ora 19:30, stadiumi \”Elbasan Arena\”.