cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi humbet ndeshjen e parë, 90-minuta të tjera shprese

  • July 12, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 116 Views

Sherif Tiraspol     1

Kukësi                  0

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Serran, Rrumbullaku, Musolli, Guri (Emini 83′),  Lena, Zeqiri (Nasar 66′), Kale (Karioka 90′), Pejiç. Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Koci, Hoxha, Imami.

Ekipi i Kukësit ka humbur në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit. Ekipi i trajnerit Ernest Gjoka e ka mbyllur ndeshjen me humbjen minimale 1-0. Skuadra kampione e Shqipërisë ka bërë një paraqitje mjaft të mirë dhe është ndeshur si e barbartë me ekipin moldav. Verilindorët krijuan edhe raste shënimit, por nuk arritën të kalonin në avantazh. Pejiç dhe Kale nuk u treguan të saktë para portës kundërshtare. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0. Në pjesën e dytë janë vendasit më agresiv dhe më kërkues. Pritjet e Koliçit mbajnë portën e Kukësit të paprekur. Megjithatë kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Sarran shkakton një penallti që kthehet në gol nga vendasit. Badibanga nuk gabon nga pika e penalltisë. Skuadra mundohet të reagojë dhe për pak gjen golin e barazimit me Nasar, që me të djathtën lëshon një silurë, por për fat të keq përfundon pak centimetra jashtë portës. Përfundimisht ndeshja mbyllet me fitoren e Sheriff Tiraspolit me rezultatin 1-0.

Skuadra e Kukësit ka edhe 90-minuta shprese për të kthyer rezultatin. Në ndeshjen e kthimit në \”Elbasan Arena\” nuk do të jetë e njëjta gjë, pasi do të kemi edhe ndihmën e tifozerisë tonë.

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.