cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Reportazh nga Moldavia / Një ditë para ndeshjes, stërvitja dhe konferenca për shtyp

  • July 11, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 132 Views

Jemi një ditë para ndeshjes me Sheriff Tiraspolin. Ekipin i Kukësit do të bëjë debutimin në Champions League, nesër, në orën 19:00. Ekipi sot i është përmbajtur agjendës dhe ka zbatuar me përpikmëri programin stërvitor dhe atë të planifikuar nga skuadra e Sheriff Tiraspolit në lidhje me konferencat për shtyp.

\"\"

KONFERENCA

Gjoka dhe Hallaçi: Besojmë se mund ta kalojmë Sheriffin e Tiraspolit

Në konferencën e sotme për shtyp ka dalë trajneri Ernest Gjoka dhe kapiteni Raman Hallaçi. Të dy kanë shprehur besimin absolut se skuadra mund të kalojë ekipin e Sheriff Tiraspolit.

Gjoka: Na pret një sfidë e
vështirë, jemi të përgatitur

Trajneri Ernest Gjoka është i vetdijshëm për forcën e kundërshtarit, por beson se skuadra e tij do të ia dalë me sukses. \”E dimë që është një ndeshje e vështirë. Kemi një kundërshtar mjaft të mirë përballë, por kjo nuk na tremb. Besojmë në forcën e ekipit tonë. Përgatitjet në Austri dhe në fazën përgatitore kanë shkuar mjaft mirë dhe këtu buron edhe forca e besimit. Kemi punuar në aspektin teknik, taktik dhe fizik me skuadrën. Sigurisht edhe atë psikologjik për ta përballuar sa më mirë. Djemtë janë të impenjuar dhe kanë besim absolut. Atmosfera është mjaft pozitive para ndeshjes.

E njohim Sheriffin dhe i dimë edhe ndryshimet e fundit që kanë bërë, pasi kemi studiuar kundërshtarin. I dimë pikat e forta dhe të dobëta. Nuk mund të flas se si do të luajë ekipi në fushë, pasi atë do e shihni nesër. As për zgjedhjet e formacionit titullar sigurisht\”, – u shpreh trajneri Gjoka.

Hallaçi: Kemi forcë për të kaluar Sheriffin

Kapiteni Raman Hallaçi ka dalë përkrah trajnerit Ernest Gjoka në konferencën për shtyp, të zhvilluar në orën 18:30, në stadiumin e Sheriff Tiraspolit. \”Kundërshtari është i një kalibri të lartë, por Kukësi është gati. Besoj se do të vazhdojmë të sjellim suksese dhe të nderojmë Shqipërinë, ashtu siç kemi bërë edhe në pjesëmarrjet tona në Europa League. Faza përgatitore në Austri na ka bërë mirë dhe kemi rritur formën tonë. Skuadra ka besim dhe djemtë janë të motivuar.

SEANCA STERVITORE

Ekipi i Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve me seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në stadiumin e Sheriff Tiraspolit. Skuadra ka nisur stërvitjen në orën 20:00 (lokale), në të njëjtën kohë me orarin e ndeshjes. Stafi teknik kishin përgatitur një program 60-minutësh. Seanca e fundit ka qenë e karakterit tekniko-taktik. Lojtarët kanë marrë edhe detyrat e fundit nga trajneri Ernest Gjoka. Numri një i stolit ka qartësuar edhe idetë për lojtarët që do të hedhë në fushë nesër.

\"\" \"\" \"\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.