cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Presidenti Gjici: Besim absolut, mund ta kalojmë Sheriffin

  • July 11, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 138 Views

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka ndjekur nga afër seancën e fundit stërvitore të ekipit të tij. Numri një i klubit e ka parë nga afër dorën e fundit të përgatitjeve dhe është i kënaqur me formën e skuadrës. Ai i ka transmetuar edhe futbollistëve besimin e tij. Gjici ka folur dhe ka inkurajuar edhe stafin teknik me në krye trajnerin Ernest Gjoka.

Presidenti Safet Gjici ka folur edhe për sajtin e klubin para ndeshjes me Sheriff Tiraspolin

Besimi – \”Kam parë edhe seancën e fundit të ekipit që e zhvilloi në stadiumin e Tiraspolit dhe duke parë formën e skuadrës kam mjaft besim. Faza përgatirore në Austri, ku ekipi është stërvitur në kushte tepër komode duket se ka dhënë rezultat. Jam i sigurt se djemtë do të japin më të mirën nesër. I transmetova besimin tim dhe i kërkova që të luajnë qetë dhe pa emocione\”.

\"\"

Kundërshtari – \”Çdo ekip në Champions League është i një niveli të lartë, përjashtim nuk bën as Sheriff Tiraspoli. Kjo nuk na tremb, përkundrazi na motivon më shumë\”.

Fjalët dhe akuzat – \”Ekipi është i qetë dhe ne të gjithë ashtu jemi të gjithë ne. E kuptojmë se dikush nuk dëshiron që ne të ecim përpara dhe mundohen të na ndalin me sulme të çdolloj forme, por ne e kemi bërë reagimin përmes faqes tonë zyrtare, por po e përsëris edhe unë se do ta ndjekim këtë çështje me rrugë ligjore dhe brenda të gjitha rregullave. Askush s\’mund të përbaltë klubin tonë\”.

\"\"

Kalimi i turit – \”Ne e kemi shpallur se ky është objektivi ynë. Janë dy ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë brenda 90-minutave, por unë pres që ekipi im të kalojë në turin tjetër. Kam shumë besim\”, – përfundon presidenti për sajtin e klubit.

\"\"

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.