Klubi i Kukësit reagon në lidhje me situatën e krijuar rreth ekipit dhe qartëson të gjithë opinionin publik në lidhje me tymnajën e përhapur, me ose pa qëllim. Skuadra kampione e Shqipërisë deklaron publikisht se është e hapur ndaj çdo lloj hetimi, të çdo lloj organi. UEFA është e hapur të hetojë ndeshjet tona dhe jemi të prirur për të bashkëpunuar me to.
Në lidhje me episodin e djeshëm, njoftojmë që disa nga lojtarët tanë janë vendosur para një kontrolli nga policia austriake. Në lidhje me marrjen e telefoneve të lojtarëve dhe \”mospranimin e tyre\”, bëjmë me dije se lojtarët e Kukësit nuk kanë reaguar negativisht, por kanë ndjekur të gjitha udhëzimet e avokatit të klubit. Ky i fundit po merret me çështjen dhe po punon me ngritjen e një padie kundër Federbetit. Jemi të bindur për t\’i shkuar deri në fund kësaj çështje, por duke ndjekur rrugën ligjore.
E theksojmë se për rezultatet në miqësore nuk jemi aspak të kënaqur, por në një rast kundërshtari i fortë, e në rastin tjetër lodhja e ekipit kanë ndikuar në rezultatet negative. E përsërisim që do t\’i shkojmë deri në fund çështjes!