cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Mbyllet faza përgatitore, ekipi udhëton drejt Vjenës

  • July 9, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 101 Views

Skuadra e Kukësit ka mbyllur fazën përgatitore në Kaprun të Austrisë. Trajneri Ernest Gjoka dhe stafi teknik i kanë dhënë fund seancës së fundit përgatitore në mëngjesin e sotëm. Trajneri Ernest Gjoka kishte përgatitur një seancë fiziko-teknike.

Faza përgatitore i ka shërbyer skuadrës së Kukësit dhe stafit teknik për të rritur nivelin e grupit të lojtarëve. Klubi i Kukësit ka zhvilluar nga dy seanca stërvitore thuajse në cdo ditë. Tekniku Gjoka është shumë i kënaqur pas kësaj faze dhe beson se skuadra ka marrë më të mirën e programit të aplikuar nga ai. Në fazën prej dy javësh janë zhvilluar edhe 4 ndeshje miqësore. Skuadra e Kukësit ka fituar dy dhe ka humbur dy. Skuadra kampione e Shqiperisë ka fituar me ekipin rumun të Botosanit dhe Rostovit, ndërsa ka humbur ndaj Dinamo Moskë dhe  Wolsberger.

Ekipi verilindor do të niset sot drejt Vjenës, dhe nesër do të niset drejt Moldavisë. Pjesë e udhëtimit janë 20 lojtarë, 10 staf, presidenti dhe 5 bashkëpunëtorë të tij. Ndeshja ndaj Sheriff Tiraspolit do të luhet më datë12 korrik, ora 19:00.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.