cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Vazhdojnë përgatitjet me ritëm të lartë

  • July 7, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 125 Views

Skuadra e Kukësit vazhdon me ritëm seancat stërvitore për ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit, në program,më 12 korrik, ora 19:00, Moldavi.

Stafi teknik me trajneri Ernest Gjoka po i merr më të mirën futbollistëve tij dhe po punon me dy seanca në ditë. Ekipi i Kukësit është stërvitur ditën e sotme paradite në palestër, ndërsa pasdite në fushën e blertë.

Përgatitësi atletik Gjergj Poloska kishte përgatitur një seancë 60-minuta force. Lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur. Pasdite në orën 18:30, skuadra e Kukësit ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore, në fushën e blertë.

\"\" \"\" \"\" \"\" \"\" \"\" \"\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.