UEFA ka përcaktuar arbitrat që do të gjykojnë në ndeshjen e Champions League, Sheriff Tiraspol – F.K. Kukësi, më datë 12 korrik, ora 19:00. Institucioni më i lartë i futbollit në Evropë ka përzgjedhur gjyqtarë nga Qipro. Kryesor i takimit do të jetë Christos Nicolaides. Ai do të jete i ndihmuar nga asistentët Charalambos Charalambous dhe Loannis Lazarou, i katert Vasilis Dimitriou.
Nicolaides – Gjyqtari kryesor, Christos Nicolaides, është 41 vjeç dhe karriera e tij ka qenë e përqendruar në ligën qipriote të futbollit. Karriera e tij ndërkombëtare nuk është shumë e pasur. Nicolaides ka gjykuar vetëm një ndeshje në kualifikueset e Champions League, takimin ndërmjet Lincoln Red Imps – FC Midtjylland 0-2. Qiprioti mbahet si një arbitër i rreptë, pasi ka një mesatare prej 5 kartonësh të verdhë në ndeshje.
Informacione në lidhje me arbitrin: http://www.worldfootball.net/referee_summary/christos-nicolaides/