Skuadra e Kukësit ka mbyllur përgatitjet për seancën e sotme vetëm me një seancë stërvitore. Trajneri Ernest Gjoka para ndeshjes me Dinamon e Moskës ka menduar që të zhvillojë një seancë shkrydhëse. Ekipi pas seancës së paradites është lënë pushim nga trajneri Ernest Gjoka pasdite. Lojtarët do të rifitojnë energjitë për sfidën ndaj Dinamos së Moskës.
Miqësorja – Kukësi do të zhvillojë nesër edhe testin e katërt miqësor përballë gjigandëve rus të Dinamos së Moskës. Takimi do të zhvillohet në orën 17:30. Trajneri Ernest Gjoka ka mundësi të testojë ekipin edhe në këtë sfidë para ndeshjes së 12 korrikut me Dinamon e Moskës.