cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi fiton edhe ndaj Rostovit

  • July 2, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 106 Views

Kukësi – Rostov 1-0

Goli: Pejiç 22’

Formacioni titullar i Kukësit: Koliçi – Hallaçi, Shameti, Serran, Rrumbullaku – Guri, Musolli, Lena, Elton Kale – Emini – Pejiç. Tr. Ernest Gjoka. (U aktivizuan: Hasanbelli, Memini, Imami, Naser, Zeqiri).  

Skuadra e Kukësit ka arritur të fitojë edhe ndaj Rostovit rus, në miqësoren e tretë në Austri. Skuadra verilindore zbriti në fushë me një formacion 4-4-1-1. Skema e planifikuar nga trajneri Ernest Gjoka doli me sukses dhe kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 1-0. Goli u shënua nga sulmuesi Pero Pejiç në mesin e pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën e 22-të.

Me skuadrën verilindore debutoi edhe izraeliti Naser, ndërsa numri një i stolit aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Verilindorët do të vazhdojnë me përgatitjet në kuadër të ndeshjes me Sheriff Tiraspolin.

Interesant është fakti se takimi u ndjek nga shumë shqiptarë që jetojnë në Austri dhe mbështetën skuadren e Kukësit.

\"\" \"\" \"\"

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.