cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Koliçi: Jemi në rritje, do të bëjmë surprizën në Champions

  • July 2, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 102 Views

Portieri i Kukësit, Enea Koliçi, ka folur për sajtin e klubit pas ndeshjes së fituar me Rostovin. Numri një i portës ka folur për fitoren ndaj rusëve, por ka prekur edhe ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspolit, në Champions League.

Miqësoret- \”Ne na interesojnë vetëm rezultat pozitive, gjithsesi këto janë ndeshje për të kontrolluar gjendjen e ekipit. Më bëhet shumë qejfi që në këto dy takime kemi treguar se jemi në rritje, duke fituar me dy kundërshtarë shumë të fortë. Kemi dhe një takim tjetër shumë të fortë, ku do mundohemi që të marrim dhe aty një maksimumin dhe më pas do të jemi gati për ndeshjen me Sherifin\”.

Sheriffi – \”Ne do të përpiqemi që të bëjë surprizën në debutimin tonë në Champions League. Të gjithë janë mësuar me Kukësin që bën surpriza në çdo kompeticion, diçka që do e synojmë dhe këtu. Nëse nuk do të pësojmë ndeshjen e parë dhe të arrijmë të shënojmë do të ishte perfekte. Do të përpiqemi që së paku të mos pësojmë, pasi e dimë që na pret një kundërshtar shumë i fortë\”, – përfundon Koliçi.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.