cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Gjoka: Po punojmë fort, kalimi i turit është objektivi ynë

  • July 1, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 118 Views

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur për sajtin e klubit pas javës së parë të përgatitjeve në Kaprun të Austrisë. Tekniku vlerëson maksimalisht stërvitjen dhe beson se skaudra ka marrë maksimumin, megjithatë ka ende punë për të bërë.

PRONONCIMI – \”Kjo javë e parë stërvitore në Austri, ishte baza e vazhdimit të dy javëve që lamë në Tiranë. Ishte një javë ngarkuar fizikisht, pasi patëm dhe dy takime miqësore. Gradualisht po vijmë aty ku ne kërkojmë, ekipi vazhdon të jetë i ngarkuar fizikisht, por gjithsesi gjatë gjithë kohës me mendimin dhe idenë për të qenë gati për ndeshjen kryesore, që të gjithë mezi po e presim, pra atë të datës 12-të, për të arritur me gjithë mundësitë tona një sukses. Deri më tani prurjet e reja kanë dhënë impakt pozitiv, këtu mund të flasim për Alberto Serran, i cili që në ndeshjen e parë me Botoshanin dha një impakt shumë pozitiv, por mendoj se i duhet dhe fare pak kohë që të përshtatet me filozofinë tonë, me lojën në grup dhe me Shametin veçanërisht. Kemi gjetur një gadishmëri të madhe dhe nga lojtari, i cili po angazhohet me gjithë mundësitë e tij për të arritur sa më parë ekipin. Zeqiri nuk mendoj se ka pasur çështje përshtatje, por vetëm përgatitje fizike, pasi Zeqiri e njeh mirë kampionatin shqiptar, ashtu si dhe skuadrën e Kukësit, me të cilën ka luajtur dhe më parë. Kemi dhe Hoxhën, i cili vjen me një mentalitet dhe me një ide që po përshtate shumë shpejt. Deri më tani jam shumë i kënaqur. Kushtet janë shumë optimale, si terrenet sportive ashtu dhe hoteli., të gjitha këto janë në dobi të skuadrës, në dobi të qëllimit të vetëm që kemi për ndeshjen me Sherifin. Ishte një zgjedhje ideale e klubit që të mos ktheheshim me datën pesë, ishte një mendim profesional, që të nisemi nga këtu drejt Moldavisë, gjithnjë për të arritur suksesin, pavarësisht vështirësisë që na pret\”, – përfundon Gjoka.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.