Skuadra e Kukësit ka mbyllur marrëveshjen në orët e vona të mbrëmjes me Siraj Nasser. Futbollisti izraelit ka firmosur për një vit me skuadrën kampione të Shqipërisë. 26-vjeçari i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Austri dhe do të vendoset që nesër në urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Klubi i Kukësit ka zhvilluar negociata maratonë për të bindur mesfushorin, por pas shumë tratativash palët kanë rënë dakord dhe Nasser është zyrtarisht futbollisti i ri i Kukësit.
Nasser – \”Jam shumë i lumtur që arrita të nënshkruaj me ekipin e Kukësit dhe ju bashkova skuadrës në Austri. Kisha pak vështirësi të pranoja dhe bisedimet u zgjatën shumë, por në fund gjetëm gjuhën e përbashkët. Do të bëj më të mirën për klubin dhe do të jap maksimumin për këtë ekip. I di objektivat e klubit dhe besoj se do të kalojmë Sheriff Tiraspolin\”.
Karriera – Për gjashtë sezone është aktivizuar në kampionët e Hapoel Beer Sheva, duke zhvilluar plot 162 takime dhe realizuar 21 gola. Sezonin e fundit ka luajtur me Bnei Sahnin, ku është aktivizuar në 26 sfida, 16 prej të cilave si titullar. Më parë është rreshtuar dhe në radhët e Hapoel Tel Avivit.
Profili në socerway: http://int.soccerway.com/players/siraj-nasser/91885/
Video: //www.youtube.com/watch?v=NdtNdIPjjxQideo: