cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Bujar Idrizi, goditja e radhës e Kukësit

  • June 22, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 48 Views

Skuadra e Kukësit nuk ndalet në merkato. Goditja e radhës dhe e 4-ët për ekipin verilindor është Bujar Idrizi. Mbrojtësi është 25-vjeç dhe vjen nga skuadra e Llapit në kampionatin e Kosovës. Futbollisti ka qenë lider i ekipit kosovar dhe pjesë e padiskutueshme e formacionit. Idrizi do të vihet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka.

\"\"

Idrizi – \”Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me ekipin e F.K. Kukësit. Afrimi im me kampionët e Shqipërisë është një hap i madh përpara për mua. E di se ka konkurrencë, por do mundohem të bëj më të mirën për klubin. Besoj se edhe në Champions League do të ecim dhe do të kalojmë ekipin e Sheriff Tiraspolit. Një përshëndetje edhe për tifozët kuksianë\”, – përfundon Idrizi për sajtin e klubit.

Skeda e lojtarit

Emri: Bujar

Mbiemri: Idrizi

Mosha: 25 vjeç

Datëlindje: 11.12.1991

Karriera

2008 -2014 – Hysi

2014-2015 – Trepça

2015-2016 – Trepça 89

2016-2017 – Llapi

\"\"

\"\"

 

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.