cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Zeqiri dhe Hoxha zyrtarisht pjesë e Kukësit

  • June 20, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 141 Views

Skuadra e Kukësit ka nisur punën me stërvitjet me ekipin. Njëkohësisht është punuar edhe me merkato në afrimin e lojtarëve cilësorë. Dy afrimet e para të ekipit verilindor janë mesfushori Hair Zeqiri dhe mbrojtësi Rustem Hoxha. Nga dita e sotme, të dy futbollistët do të jenë pjesë e e verilindorëve dhe do t\’i bashkohen skuadrës edhe do të vihen nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka dhe stafit teknik.

Zeqiri – Mesfushori Hair Zeqiri u prezantu zyrtarisht ditën e sotme me fanellën e Kukësit. 28-vjeçari është një ndër lojtarët më të dalluar të kampionatit shqiptar në vitet e fundit. Ky do të jetë sezoni i dytë me Kukësin pas atij të vitit 2014-2015. Zeqiri ka nënshkruar një kontratë 1+1 me ekipin kampion të Shqipërisë. Mesfushori do të mbajë fanellën me numrin 7-të. Futbollisti ka folur për sajtin e klubit, pas arritjes së marrëveshjes me skuadrën verilindore. \”Jam shumë i lumtur që kam firmosur me Kukësin. Kam arritur marrëveshjen dhe e kam pranuar me kënaqësi këtë mundësi që mu ofrua. Përfaqësimi i skuadrës verilindore është një nder për mua dhe jam shumë i kënaqur që arrita të bashkëpunoj sërish me kampionët e vendit. Kam ardhur me qëllime të mirëpërcaktuara. Përfaqësimi dinjitoz në Champions League, por edhe ruajtja e titullit kampion. I premtoj tifozëve kuksianë që do të jap maksimunin tim. Jam i kënaqur nga ky rikthim i imi pas sezonit 2014-2015\”, – përfundon Zeqiri për sajtin e klubit.

Profili në socerwayhttp://int.soccerway.com/players/hajr-zeqiri/57390/
Profili në transfermarket: https://www.transfermarkt.com/hair-zeqiri/profil/spieler/60275 
Video: https://youtu.be/VpfEJpGCEMg

\"\"

 

\"\"

Hoxha – Mbrojtësi Rustem Hoxha është zyrtarisht lojtari më i ri i ekipit të Kukësit. 25-vjeçari ka qenë kapiten dhe lider te ish-skuadra e tij e Teutës. Futbollisti ka arritur një marrëveshje 1+1 me klubin dhe ka hedhur zyrtarisht të zezën mbi të bardhë. Lojtari është prezantuar ditën e sotme në zyrat e klubit nga menaxherët e tij të EFA company dhe menaxherit të klubit Naim Halili. Hoxha ka folur për sajtin e klubit pas këtij transferimi. \”Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me skuadrën e Kukësit. Falenderoj të gjithë personat që më ndihmuan të trasferohem në këtë klub dhe besoj se do të jap më të mirën për ekipin tim të ri. Jam i sigurt se do të arrijmë suksese të tjera dhe mendoj se do të shkojmë lart edhe në Champions League. Një përshëndetje edhe për tifozët kuksianë dhe i them se do të bëj maksimumin për Kukësin\”, – shprehet Hoxha.

\"\"

 

\"\"

Profili i socerway: http://int.soccerway.com/players/rustem-hoxha/132445/

Profili në transfermarket: https://www.transfermarkt.de/rustem-hoxha/profil/spieler/136107

Video: https://youtu.be/Nis_jq1jlKg

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.