cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Albert Serran afrimi i tretë i Kukësit: I kam objektivat e qarta

  • June 20, 2017
  • admin
  • Skuadra
  • 0
  • 224 Views

Albert Serran është zyrtarisht një futbollist i Kukësit. Pas zyrtarizimit të Hair Zeqirit dhe Rustem Hoxhës, mbrojtësi spanjoll, është afrimi i tretë i Kukësit. Zyrtarizimi i tij u bë edhe me një konferencë për shtyp, ku Serran ka treguar emocionet e firmës me skuadrën verilindore.

\"\"

Lojtari – 32-vjeçari ka një \”CV” mjaft të pasur. Ai është lindur në Barcelonë dhe është formuar si futbollist tek akademia e Espanjolit. Më parë është aktivizuar dhe në Angli, në Championship te Suonsi, por dhe në Segunda Divizion në Spanjë me Alkorkonin. Serran ka firmosur një sezon për Kukësin.

Prononcimi – \”Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me ekipin e Kukësit. Më kanë pëlqyer njerëzit, qyteti dhe gjithçka tjetër ka shkuar mjaft mirë. Jam mësuar me kërkesat e klubit dhe i kam objektivat e qarta. E di që duhet të jap maksimumin për të arritur sa më larg në Champions League. Para se të vija jam njohur edhe me historinë e Kukësit në Kupat e Europës dhe e di se aty kanë pasur shumë sukses. Di diçka për Kukësin edhe pse jo shumë. Verilindorët janë ekipi kampion i Shqipërisë. Kam biseduar me menaxherin e klubit për të ardhur këtu\”, – përfundon ai.

Profil socerway:- http://us.soccerway.com/players/albert-polo-serran/57685/

Profili në transfermarket: – https://www.transfermarkt.com/albert-serran/profil/spieler/47660

Video: – https://youtu.be/MSxakn_amwU ; https://youtu.be/LsW6OWEAMD4

\"\"

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.