Skuadra e Kukësit në kuadër të pjesëmarrjes në Champions League ka nisur punën me vrull. Stafi teknik ka hyrë në ditën e 3-të të përgatitjeve me grupin e lojtarëve dhe stërvitjet kanë nisur nga kompleksi \”Internacional\”, në Pezë. Duke parë konkurrencën e fortë në Champions League dhe nivelin e lartë është menduar një fazë përgatitore prej 2-javësh në Austri.
Ekipi i Kukësit do të nisët më datë 23 qershor dhe do të qëndrojë për rreth 2 javë. Trajneri Ernest Gjoka do të përpilojë listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion dhe më pas mund të presë edhe ndonjë afrim të mundshëm për plotësimin e grupit me cilësi.
Klubi ka marrë të gjitha masat e duhura dhe janë përcaktuar edhe ndeshjet dhe ekipet që do të përballemi në këtë fazë përgatitore.
Ndeshjet miqësore:
24/06/ 2017 Kukesi – Wolsberger Austria
28/06/2017 Botosani – Kukesi
2/ 07/2017 Kukesi – Rostav Rusi
4/07/2017 Dinamo Moskov – Kukesi