cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi nis përgatitjet për Champions dhe sezonin e ri

  • June 12, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 36 Views

Skuadra e Kukësit ka rinisur përgatitjet për Champions League dhe edicionin e ri futbollistik. Stafi teknik ka lajmëruar futbollistët se seanca e parë e fazës përgatitore do të nisë në orën 19:30 dhe ashtu ka ndodhur. Skuadra verilindore nën drejtimin e stafit teknik ka zhvilluar përgatitjet e para sipas planit. Trajneri Ernest Gjoka ka zhvilluar një seancë me karakter fizik dhe ka kërkuar nga skuadra përqendrim absolut në këto seanca për të arritur formën maksimale para Champions League.

Në dispozicion të trajnerit kanë qenë të gjithë futbollistët që janë njoftuar nga klubi në bazë të preferencave të stafit teknik. Stërvitja do të vazhdojë pa u ndalur.

Brazilianët nuk kanë qenë me ekipin për shkak se kanë disa ditë leje më shumë se futbollistët e tjerë.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.