cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Përmbledhje / Epilogu i një sezoni, fitimi i titullit

  • June 4, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 153 Views

Një diell i ri po lind në Shqipëri… Kishte ardhur koha, kishte ardhur momenti dhe më në fund gjithçka u kurorëzuar me sukses, pasi skuadra e Kukësit koleksionoi të parin titull kampion të Shqipërie. Sa bukur dukej në “folenë” e re, kuksianët e gëzuan në festën e tyre të madhe të zhvilluar në sheshin para Bashkisë, tifozët dhe “Mërgata” e festuan në shkallët e çdo stadium që shkelën, ndërsa lojtarët shfrynë gjithë dufin e vitit, së bashku me stafin. Fitimi i titullit dhe fytyrat e qeshura në festën e organizuar janë vetëm “maja e ajsbergut”, pasi poshtë tij janë edhe vuajtjet e vërteta, puna e palodhur, momentet e vështira dhe dëmtimet që kanë bërë të shtrëngojnë dhëmbët dhe të luash edhe me dhimbje. Në fund gjithçka u shpërblye, po, po!

\"\"
Edicioni i ri futbollistik nisi në mënyrën e duhur për skuadrën e Kukësit. Menjëherë kalendari futbollistik vinte përballë një sfidë të vështirë me Skënderbeun në një finale për Superkupën e Shqipërisë. Fituesja e Kupës (Kukësi) dhe fituesi i kampionatit (Skënderbeu) u vendosën përballë njëra-tjetrës duke dhuruar një ndeshje mjaft të bukur dhe duke kënaqur spektatorët. Në fund, fitorja u buzëqeshi verilindorëve me rezultatin 3-1. Dvornekoviç shënoi golin e parë që hapi ndeshjen, Masato Fukui barazoi në 1 me 1. Në pjesën e dytë ishte Emini që kaloi në epërsi Kukësin dhe Pejiç i dha shkelmin përfundimtar duke fiksuar rezultatin në 3 më 1. Një tjetër trofe u fitua për herë të parë nga skuadra verilindore, tashmë edicioni i ri futbollistik niste nën petkun e “superkampionit”. Në krye të skaudrës pas mbarimit të Kupave të Europës ishte trajneri Ernest Gjoka me stafin e tij, Fatjon Tafaj si zëvendëstrajner, Gud Tafaj si trajner portierësh dhe Gjergj Poloska si përgatitës atletik.

\"\"

 

Sezoni i ri futbollistik e gjen Kukësin më të pjekur dhe me më shumë besim në vete. Ndeshja hapëse është ne Shkodër përballë Vllaznisë. Kemi fatin të luajmë në një stadium modern dhe me të gjitha kushtet, fatkeqësisht në fushë nuk jemi të tillë. Pasi ndalemi në një barazim pa gola. Ndeshjen e ardhshme gjejmë ritmin e duhur dhe fitojmë lehtë me Teutën, për t’u ndalur në Laç në një barazim pa gola. Javën pasardhëse fitojmë me Partizanin me rezultatin 1 me 0 duke i treguar të gjithëve se jemi për kampion dhe nuk mposhtehemi lehtë. Barazojmëmë Flamurtarin dhe Tiranën. Një fitore “detyre” me Korabin me rezultatin 2-0 dhe një barazim karakteri në Korçë me Skënderbeun në një sfidë të luftuar deri në “frymën e fundit”. E mbyllim me fitoren ndaj Luftëtarit. Fazën e parë e mbyllim me 17 pikë dhe kolona e humbjeve është zero.

\"\"

Faza e dytë nis aty ku mbyllet e para. Fitojmë dy ndeshjet e para radhazi me Vllazninë dhe Teutën, por ndalemi në shtëpi nga Tirana në barazim. Bëjmë kthesen me fitoren ndaj Laçit, dhe marrim një pikë me shumë vlera në Elbasan në fitoren ndaj Partizanit me barazimin 0 me 0. Fitojmë me vështirësi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0, ndërsa gabojmë shumë me Korabin në fushën “Zeqir Ymeri” me rezultatin 1 me 1. Kthehemi fuqishëm në një fitore të pastër ndaj Skënderbeut me rezultatin 2 me 0 dhe e mbyllim fazën dytë në një barazim në Gjirokastër ndaj Luftëtarit 2-2. Jemi kampionët e dimrit dhe kemi dy faza pa humbje. Kryesojmë me meritë të plotë.

\"\"

Faza e tretë nis edhe maloren për mbrojtjen e vendit të parë me Vllazninë fitojmë me rezultatin 0-1 ng një supergol i “bomberit” Pero Pejiç. Dy fitore radhazi pastaj me Teutën brenda dhe Tiranën jashtë për t’u ndalur në Laç në një sfidë të ashpër. Bëjmë dy gabime radhazi me Partizanin ndalemi në barazim në Kukës dhe me Flamurtarin në Vlorë. “Shfryjmë” me Korabin në një fitore 4-0 dhe vazhdojmë kryesimin pa humbje. Shkojmë në transfertën e Skënderbeut në një ndeshje për “jetë a vdekje”, barazojmë ne limitet e takimit me një superkthim të brazilianit Elton Cale që na jep një pikë që na mban në krye, me Partizanin ngjitur ethet janë më të mëdha. E mbyllim fazën e tretë me fitoren e vështirë me Luftëtarin me rezultatin 3-2 dhe jemi të parët në tabelën e klasifikimit.

\"\"

Sprinti final i kampionatit nis me fazën e katërt. Gabimet nuk lejohen dhe gjithçka duhet të zgjidhet me kujdes. Gabojmë brenda me Vllazninë duke humbur edhe kryesimin, por rikthehemi vetëm pas një jave me fitoren në Durrës me Teutën dhe vazhdojmë me një superfitore ndaj Tirëns me shifrat 4 me 1. Fitorja me Laçin na mban në krye dhe rrit besimin për fitimin e titullit kampion, pasi jemi kryesues. Ndeshja e barazuar me Partizanin në Tiranë na jep mundësi për të “eliminuar” një kundërshtar direkt dhe për të menduar vetëm për ndeshjet tona të radhës. Bëjmë detyrën ndaj Flamurtarit dhe Korabit në dy fitore të njëpasnjëshme për të shkuar te finalja e sezonit ndaj Skënderbeut. Një fitore dhe na nxjerr kampion. Nuk gabojmë, fitojmë me dy gola të Pejiçit dhe titulli shkon në Kukës. Festë e madhe, tifozë që pushtojnë fushën dhe lojtarët që çlirohen. Shpallemi kampion si të pamposhtur dhe shkojmë në Gjirokastër vetëm për të mbrojtur këtë rekord, pasi titulli është koleksionuar. Nuk ia arrijmë, pasi provojmë shijen e humbjes së parë, që rezultoi edhe më e ëmbla.

\"\"

Në mbyllje të sezonit, Kukësi është kampioni më i ri i Shqipërisë me 75 pikë të grumbulluara, 3 më shumë se vendi i dytë. Më një rekord prej 20 fitoresh, 15 barazimesh dhe vetëm një humbjeje. Kemi shënuar 51 një gola dhe kemi pësuar vetëm 18, falë një Enea Koliçi në super formë. Golavarazhi pozitiv +33. Kemi golavarazhin më të mirë të kampionatit dhe sulmin më të mirë. Renditemi si mbrojtja e dytë më e mirë, pasi kemi pësuar një gol më shumë se Partizani.

\"\"

Pero Pejiç shpallet si golashënuesi më i mirë i sezonit me 28 gola të shënuar në 36 sfida. Përfundimisht, edicioni 2016-2017, mbyllet nën emblemat e Kukësit! Urime të gjithëve ky ishte sezoni ynë!

\"\"

\"\"

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.