cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Skuadra i jep fund përgatitjeve në Tiranë, niset për Gjirokastër

  • May 26, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 104 Views

Skuadra e Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve në Tiranë. Ekipi nën drejtimin e stafit teknik ka zhvilluar edhe seancën e fundit përgatitore në kryeqytet dhe në mesditë do të niset për Gjirokastër.

Seanca e fundit është zhvilluar në kodrat e Liqenit. Stafi teknik kishte përgatitur një seancë force. Përgatitjet janë zhvilluar në orën 09:45. Përgatitjet kanë zgjatur 1 orë dhe lojtarët e kanë marrë të plotë ngarkesën. Kjo ishte seanca e fundit në Tiranë, pasi ekipi do të niset në Gjirokastër.

Udhëtimi – Në orën 13:30, skuadra e Kukësit do të lërë kryeqytetin për t\’iu drejtuar qytetit të Gjirokastrës. Atje do të qëndrojë në një nga hotelet e qytetit ku do të kalojë edhe natën.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.