Skuadra maqedonse e Vardarit ka uruar për fitimin e titullit kampion skuadrën e Kukësit. Kampionët e Shqipërisë kanë dërguar një urim në anglisht në zyrat e klubit të verilindorëve. Në të vihet theksi te urimi i skuadrës së Kukësit për fitimin e titullit të parë në histori. Miqtë nga Maqedonia shprehin bindjen e tyre se do të vazhdojmë në rrugën e suksesit.
Në të njëjtën kohë gjejmë rastin t\’i falenderojmë publikisht për urimin dhe t\’u urojmë fitimin e titullit kampion. Futbolli përçon mesazhe uniteti dhe bashkimi!