Skuadra e Kukësit urohet nga skuadra e Lirisë së Prizrenit për fitimin e titullit kampion. Falenderojmë vëllezërit tanë nga Kosova për urimin dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim.
Nga: KF “Liria”, Prizren
Për: FK “Kukësi”
Telegram urimi
Me rastin e arritjes së suksesit, daljes Kampion në Superlig, më lejoni që në emër timin dhe KF “Liria”, të shpreh urimet më të përzemërta për Klubin Tuaj.
Ju urojmë, po ashtu, përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare !
Me dëshirën dhe vullnetin, për thellim marrëdhëniesh mes dy klubeve, Ju përshëndesim !
Prizren, 24.05.2017
Me respekt, KF “Liria”
Mirsad Çollaku, kryetar