cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Reagim në lidhje me lajmin e \”premios\” dhe \”bojkotit të stërvitjes\”

  • May 24, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 40 Views

Klubi F.K. Kukësi reagon në lidhje me lajmin e publikuar në media se lojtarët e ekipit kanë bojkotuar stërvitjen e djeshme dhe e gjitha kjo se \’\’nuk kanë marrë premion e premtuar nga presidenti Safet Gjici pas ndeshjes me Skënderbeun\’\’, – thuhet në shkrim. Jemi të indinjuar dhe të bezdisur nga lajme të tilla të pavërteta dhe i tërheqim vëmendjen mediave që të marrin informacione të sakta.

Në radhë të parë, mjafton të jesh i vëmendshëm dhe të lexosh edhe lajmet e zyrës së shtypit për programin stërvitor për të kuptuar se stafi teknik kishte planifikuar vetëm një seancë force në palestër dhe në të ka qenë i gjithë ekipi dhe jo \”të pabindurit\” me mendjen e tyre. (Lexohttp://www.fk-kukesi.al/lajme/nisin-pergatitjet-per-ndeshjen-ndaj-luftetarit/).

Premiot janë çështje të brendshme të klubit dhe janë krejtësisht në dorë të presidentit Safet Gjici. Numri një i klubit verilindor është i vetmi qëka në dorë akordimin ose jo shpërblim financiar për ekipin pas fitimit të titullit. Deri në momentin që diçka e tillë të ndodhë, mos shpikni lajme që turbullojnë tifozët tanë, pasi nuk kanë asnjë ndikim te klubi dhe puna e stafit teknik me lojtarët. Nuk kanë si të kenë, pasi objektivat janë realizuar dhe kampionët janë shpallur!

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.