Skuadra e Kukësit ka nisur përgatitjet në fushën me bar artificial për ndeshjen ndaj Luftëtarit. Tekniku Ernest Gjoka ka zhvilluar seancën e radhës në orën 16:30. Trajneri ka aplikuar një seancë fiziko-teknike. Kujtojmë që kjo është seanca e parë në fushë të madhe, pasi ditën e djeshme ekipi u stërvit vetëm në sallën e forcës.
Trajneri Ernest Gjoka ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët. Atmosfera është mjaft pozitive dhe të gjithë kanë besimin se në Gjirokastër do të shkojnë për të vazhduar rekordin e pathyeshmërisë. Ndeshja do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 17:00, në Gjirokastër.