Skuadra e Kukësit ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të sezonit për sfidën ndaj Luftëtarit. Trajneri Ernest Gjoka kishte planifikuar një seancë stërvitore në palestër. Skuadra në orën 9:30 ka mbërritur në palestrën \”Nobis\” ku për një orë ka marrë ngarkesën e duhur.
Grupi ka qenë i plotë dhe atmosfera mjaft pozitive. Nesër do të fillojë edhe stërvitja në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë.