cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Detajet e festës, Hallaçi: Do të jetë madhështore, të gjithë të festojmë së bashku

  • May 23, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 28 Views

Kukësi është shpallur kampion i Superligës për edicionin 2016-2017. Skuadra verilindore ka koleksionuar  trofeun e parë në histori dhe kjo arritjet do të festohet ashtu si i ka hije. Puna në skuadrën e Kukësit nga stafi teknik dhe lojtarët nuk është ndalur për ndeshjen ndaj Luftëtarit, por administrata e klubit po punon për organizimin e festës së titullit.

Festa e trofeut do të zhvillohet këtë të dielë, shfaqja do të fillojë në orën 20:00, në sheshin e qytetit para Bashkisë së Kukësit për të vazhduar edhe me darkën për të ftuarit. Në lidhje me organizimin e festës dhe detajet e tjera, shefi i klubit Jonuz Hallaçi ka folur për sajtin e klubit.

FESTA – \”Në radhë të parë më lejoni të theksoj se puna nga ana e skuadrës për ndeshjen ndaj Luftëtarit nuk është ndalur dhe do të shkojmë për rezultat pozitiv në Gjirokastër. Administrata e klubit po merret me organizimin e festës. Kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe e them me bindje se festa që do të zhvillohet ditën e diel do të jetë mëe madhja e zhvilluar ndonjëherë në qytetin e Kukësi. Klubi ka rënë në kontakt me agjensinë e organizimit të spekatakleve dhe do të jenë të ftuar në këtë shou shumë personalitet të skenës shqiptare, humorist, këngëtarë etj. Ekipi dhe lojtarët do të marrin edhe njëherë trofeun dhe do të varin medaljet në qafë në sytë e të pranishmëve. Shfaqja do të fillojë të dielën në orën 20:00, në sheshin e qytetit para Bashkisë së Kukësit. Më pas do të ketë edhe dy darka paralele. Një për të ftuarit special, por edhe për ata persona që e kanë ndihmuar ekipin e Kukësit gjatë rrugëtimit drejt titullit kampion. Do të jetë një festë gjigande, prandaj i ftojmë të gjithë të na bashkohen\”, – përfundon Hallaçi.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.