Në cermonin e zhvilluar pasditen e sotme për talentët e sezonit 2016-2017, nga shoqata “Sporti na Bashkon” është nderuar edhe kapiteni Rraman Hallaçi. Mbrojtësi i Kukësit u nderua me çmimin e lojtarit “Fair-Play”, i ndëshkuar me vetëm 4 kartonë të verdhë gjithë sezonin aktual.
Kapiteni kuksian është një kampion në fushë për nga rezultatet futbollistike, por edhe një kampion me sjelljen e tij si një profesionist i vërtetë. Jemi me fat që kemi në radhët tona një lojtar shembull si Hallaçi.