Skuadra e Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen me Skënderbeu. Trajneri Ernest Gjoka ka rreshtuar lojtarët në seancën e fundit stërvitore në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”. Kukësi ka nisur stërvitjen në orën 17:30 dhe përgatitjet kanë zgjatur për rreth 1 orë. Stafi teknik kishte përgatitur një program tekniko-taktik dhe ka shpërndarë detyrat e fundit për lojtarët e tij.
Presidenti – Punimet në stërvitje i ka ndjekur nga afër edhe presidenti Safet Gjici që ka zbritur në tapetin e stadiumit \” Zeqir Ymeri\”. Ai i ka uruar fat lojtarëve të tij dhe i ka shprehur besimin e tij se kjo ndeshje do të kalohet me suksese.
Tifozët – Seanca e fundit stërvitore është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Ata kanë mbështetur ekipin e Kukësit dhe kanë rritur atmosferën para ndeshjes.