Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka dhënë një intervistë për \”Supersport\”. Ai ka folur për objektivat e ekipit të tij dhe ka shprehur besimin e plotë se skuadra verilindore do të shpallet kampione.
Ndeshja – “Është ndeshja e 5 viteve bashkë sepse luftojmë për titullin dhe besoj se do të vijë dita që do të korrim suksesin. Eshte një ndeshje e fortë me një ekip që ka treguar prej 6 vitesh që është kampion. Nuk duhet të kemi presion por skuadra duhet ta vlerësojë shum kë të ndeshje. Ka ardhur dita që pas 5 vitesh të mbledhim frytet e punës tonë”.
Fitorja – “Në futboll janë tre rezultate në lojë por ne na duhet fitorja dhe do të ishte qershia mbi tortë ta bënim këtë në Kukës. Besoj që ekipi e ka vleresuar maksimalisht. U bëj thirrje tifozëve të jenë në mbështetje të ekipit. Mos të ketë probleme asnjë tifoz, biletat janë te pika e shitjes. Kuksianët janë gati për të festuar titullin. Edhe Takaj pretendon për të fituar por nuk do të përsëritet më që ata ta fitojnë titullin këtu në Kukës. Janë 5 vjet investime pikërisht për të marrë këtë titull.”
Skuadra – “Nuk mund të përcaktoj asnjë lojtar që do të vendosë por skuadra është e impenjuar maksimalisht. E rëndësishme është që të fitojmë ndeshjen por se kush do ta shënojë golin kjo pak rëndësi ka”