Skuadra e Kukësit ka zhvilluar seancën e radhës në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”. Stafi teknik ka zhvendosur ekipin në qytetin verilindor për t\’u përshtatur me fushën dhe me klimën e Kukësit. Ekipi në orën 17:30 ka nisur seancën në stadium nën sytë edhe të tifozëve që kishin ardhur për të parë nga afër kryesuesit e Superligës.
Trajneri Ernest Gjoka ka aplikuar një program fiziko-teknik. Seanca ka zgjatur për rreth 90-minuta dhe ka rënë në sy përkushtimi i futbollistëve. Atmosfera është mjaft pozitive dhe besimi shumë i madh për ndeshjen që do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 17:30, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”, kundër ekipit të Skënderbeut.