cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Përgënjeshtrim për lajmin e \”Panorama Sport\”

  • May 17, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 38 Views

Në gazetën \”Panorama Sport\” është publikuar një artikull, i cili \”zbardh\” fjalën e presidentit Safet Gjici në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë së ndeshjes Korabi – F.K. Kukësit, të luajtur në \”Elbasan Arena\”. Sipas artikullit të publikuar nga kjo e përditshme sportive, vihet theksi në fjalorin e presidentit Gjici në bashkëbisedimin me lojtarët dhe trajnerin Ernest Gjoka.

Klubi i Kukësit kërkon t\’i tërheqë vëmendjen gazetës të mos nxitohet dhe të tregohet më e saktë në raportimin e fjalëve dhe situatave në ekip, pasi raportimin i publikuar sot nuk është i saktë. Klubi i Kukësit e sheh me shqetësim këtë situatë, pasi në mënyrë të përsëritur shohim lajme me një frymë jo pozitive dhe që cënojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë klubin e Kukësit.

 

 

 

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.