cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi s\’ndal përgatitjet, nis puna për Skënderbeun

  • May 16, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 113 Views

Skuadra e Kukësit nuk ka ndalur përgatitjet edhe pas ndeshjes me Korabin. Stafi teknik ka nxjerrë edhe sot lojtarët në stërvitje. Trajneri Ernest Gjoka kishte përgatitur një program të veçantë për ekipin, pasi titullarët kanë zhvilluar një seancë riaftësuese, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve që nuk kanë marrë minutat e duhura kanë pasur një program më të fortë.

Ekipi zhvilloi seancën stërvitore në palestrën \”Nobis\”, në orën 16:30. Skuadra verilindore në këtë mënyrë ka nisur punën për ndeshjen ndaj Skënderbeut, e cila do të zhvillohet në orën 17:30, ditën e shtunë.

Kanë mbetur edhe 180 minuta dhe dy ndeshje kryesore që me besim të plotë mund të na ndihmojnë për fitimin e kampionatit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.