cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Kukësi rinis përgatitjet me dy seanca stërvitore

  • May 12, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 118 Views

Skuadra e Kukësit ka rinisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Korabit, në program për ditën e hënë, në orën 16:00. Stafi teknik ka aplikuar ditën e sotme dy seanca stërvitore. Paradite, ekipi ka zhvilluar palestër në kompleksin “nobis”, me një seancë që ka zgjatur 60 minuta. Nën drejtimin e Përgatitësit atletik Gjergj Poloska dhe zëvendëstrajnerit Fatjon Tafaj, skuadra ka nisur punën në orën 9:30 dhe ka përfunduar në orën 10:30.

\"\"

Pasdite, ekipi ka zhvilluar përgatitjet në kompleksin “Internacional”, në Pezë. Trajneri Ernest Gjoka ka nisur përgatitjet në orën 16:30. Seanca ka pasur një karakter fiziko-teknik.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.