cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Reagimi i klubit për akuzat Partizani – Kukësi

  • May 10, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 114 Views

Klubi i Kukësit është shumë i shqetësuar me shkrimet e publikuar nga mediet të ndryshme që e lidhin skuadrën verilindore me çështje që nuk bëjnë pjesë në mentalitetin tonë.

Duke u nisur nga shkrimi duhet të theksojmë se menaxheri Drini Çaushi nuk është pjesë e Kukësit dhe klubi distancohet nga këto shkrime. Bëjmë të ditur se klubi i Kukësit bashkëpunon me shumë menaxherë dhe pjesa më e madhe e lojtarëve të skuadrës tonë kanë të tillë, por kjo s\’do të thotë që ata janë pjesë e jona, apo veprojnë nën stemën e skuadrës e aq më pak të kenë detyra të tjera nga drejtuesit.

Kërkojmë që emri i klubit të Kukësit të mos ndotet nga shpifje të tilla. Në të njëjtën kohë tërheqim vëmendjen e medieve që të jenë më të kujdesshme në publikimin e shkrimeve që trazojnë opinionin sportiv, pasi veprimet personale të një menaxheri apo një tjetri, nuk mund të \”vishen\” me ngjyrat e klubit tonë.

Ndeshjet për ne luhen në fushë dhe jo jashtë saj!

 

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.