cropped-109A9A8E-095B-4746-9591-9F4E637409F7.png

Pejiç: S\’ka mbaruar asgjë, goli për tifozët

  • May 10, 2017
  • admin
  • Lajme
  • 0
  • 37 Views

Sulmuesi i Kukësit, Pero Pejiç, ka folur për sajtin e klubit të Kukësit në lidhje me golin e shënuar dhe fitoren me ekipin e Flamurtarit. Kroati është shumë i lumtur, pasi ka arritur të shënojë 23 gola në këtë sezon dhe Këpuca e artë duket pronë e tij tashmë.

Fitorja  – \”Sot ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi luanim kundër një kundërshtari të vështirë si Flamurtari. Ata erdhën në Kukës të luanin pa presion, ndërsa ne kishim si detyrim vetëm fitoren. Ja dolëm ta merrnim me rezultatin 1 me 0 dhe jam shumë i lumtur. Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme\”.

Goli – \”Shënova një gol nga goditja e dënimit dhe jam shumë i lumtur që erdhi në kohën e duhur për mua dhe për skuadrën. Tani kemi edhe 3 finale të mbetura dhe e para është ajo kundër Korabit. Kemi kohë për të punuar deri të hënën dhe për ta përgatitur si duhet këtë sfidë. Ne duhet ta fitojmë ndeshjen\”.

Dedikimi – \”Ky gol shkon për tifozët që na mbështesin dhe duhet ta bëjnë deri në fund, pasi është pjesa kulminore e kampionatit\”.

Titulli – \”Nuk ka mbaruar asgjë akoma. Jemi afër, por kemi akoma punë. Të gjithë jemi profesional dhe do të punojmë fort deri në ndeshjen e fundit\”, – përfundon Pejiç për sajtin e klubit.

Share:

Leave a Reply

Your email address will not be published.