Skuadra e Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen ndaj Flamurtarit. Stafi teknik me në krye trajnerin Ernest Gjoka ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore duke shpërndarë edhe detyrat e fundit para ndeshjes. Seanca është zhvilluar prej orës 16:30, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\” dhe ka pasur një kohëzgjatje rreth 60-minuta.
Seanca ka pasur një karakter fiziko-teknik dhe tekniku Gjoka ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët për këtë ndeshje nuk është i gatshëm Ylli Shameti që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Ai është i skualifikuar.
Takimi ndaj Flamurtarit do të luhet nesër, në orën 16: 00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”. Hyrja është falas, prandaj duhet të jetë edhe një mbështetje e madhe.