Skuadra e F.K. Kukësit i ka dhënë fund përgatitjeve nga Tirana për ndeshjen ndaj Flamurtarit, në program për ditën e mërkurë, në orën 16:00, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”. Trajneri Ernest Gjoka ka rreshtuar skuadrën në orën 10:00, në kompleksin \”Internacional\”, në Pezë. Kjo ka qenë seanca e fundit stërvitore në Tiranë. Tekniku Gjoka ka aplikuar një program tekniko-fizik, që ka zgjatur rreth 90-minuta.
Me këtë seancë, ekipi i ka dhënë fund përgatitjeve në Tiranë dhe pasdite do të niset drejt qytetit të Kukësit. Skuadra do të përgatitet dy ditët e fundit në Kukës, në stadiumin \”Zeqir Ymeri\”.